Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, është vënë në qendër të kritikave për shkak të një videoje virale ku ajo përdor një fyerje kundër aktivisteve feministe që ndërprenë shfaqjen e një aktori-komedian të akuzuar më parë për përdhunim, duke i quajtur ato ”sales connes ” “kurva budallaqe”.
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, u kritikua pasi u filmua duke i quajtur protestueset feministe “kurva të ndyra” para se të niste shfaqja nga komediani Ary Abittan, i cili më parë është akuzuar për përdhunim.
Macron i bëri këto komente të dielën pas skenës së teatrit Folies Bergère në Paris, ku kishte shkuar me vajzën e saj Tiphaine Auzière për të parë shfaqjen e Abittan.









