
Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin e tij politik pa ndërprerje, duke theksuar se mbështetja që ka marrë nga qytetarët është nxitja kryesore për vazhdimin e punës.
Haliti ka bërë të ditur se shumë qytetarë i kanë kërkuar “të mos ndalet”, ndërsa ai ka përsëritur vendosmërinë e tij për të kontribuar në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, PDK ka nevojë për mobilizim të gjerë dhe përfshirje aktive të qytetarëve për ta çuar përpara objektivin elektoral të partisë.
“Hajdeni bashkë ta çojmë përpara fitoren e PDK-së,” është mesazhi i Halitit drejtuar mbështetësve të tij.
Deklarata e tij vjen në kuadër të intensifikimit të aktiviteteve të PDK-së deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit.









