Rama pas betimit, zotohet se do ta kryejë detyrën me ndershmëri dhe besnikëri

Përparim Rama ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, pasi u betua sot në seancën inauguruese të Kuvendit të Kryeqytetit.

Gjatë ceremonisë solemne, Rama dha betimin se do të ushtrojë funksionin e tij me ndershmëri, besnikëri, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin.

“Kënaqësi e veçantë të jem këtu. Urime edhe për ju, anëtarë të Kuvendit të Kryeqytetit. Bazuar në Nenin 57 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me rastin e zgjedhjes sime si kryetar i Komunës, bëj betimin solemn para jush. Unë, Përparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Prishtinës me nder dhe besnikëri, në mënyrë të paanshme, me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Faleminderit”, deklaroi Rama.