Xhevahire Izmaku: Koha për mobilizim, Nisma synon rikthimin në Kuvend me mbështetjen e qytetarëve

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se vizioni i përbashkët me kryetarin Fatmir Limaj mbetet orientuar drejt fitores, dinjitetit dhe rikthimit të shpresës te qytetarët.

Izmaku ka kujtuar bashkëpunimin e gjatë me Limajn, duke theksuar se gjatë viteve kanë kaluar sfida, kanë ndarë përgjegjësi dhe kanë qëndruar pranë njerëzve në momentet më të vështira. Sipas saj, ky përvojë e përbashkët i bashkon sot më shumë se kurrë në një objektiv të qartë politik.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve për mobilizim, duke nënvizuar se Nisma synon të rikthehet në Kuvend dhe se për këtë, mbështetja e votuesve është vendimtare.

“Sot është koha të veprojmë. Me ju, e kalojmë pragun. Me ju, e bëjmë ndryshimin,” ka deklaruar Izmaku, duke theksuar besimin në përkrahjen e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Izmaku garon me numrin 2 në listën e Nismës Socialdemokrate.