Kurti: Nga muaji i ardhshëm paga minimale 425 euro bruto- nga korriku 500

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto, nga 350 euro sa është tash.
Kurse nga 1 korriku, zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri”,deklaroi ai.

Kurti tha se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, do të përfitojnë nga kjo rritje.

“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën here”.