
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendi po hyn në zgjedhje të reja jo për arsye politike të zakonshme, por për shkak të bllokadës që, sipas tij, ka penguar krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të shkurtit.
Haradinaj ka kujtuar se zgjedhjet e para mbahen prej detyrimit, duke theksuar se “Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit, por prej zorit”. Ai ka akuzuar subjektet që dolën të parat në zgjedhjet e mëparshme se, në vend se të formonin institucionet, kanë zgjedhur të krijojnë bllokadë politike dhe institucionale.
Sipas tij, me këtë qasje është “shkelur vullneti i qytetarëve” dhe është ndalur funksionimi normal i shtetit.
Haradinaj ka theksuar se zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të dalë nga situata aktuale, ndërsa ka shprehur bindjen se “logjika e bllokadës do të marrë fund”.
Mesazhin e tij e ka mbyllur me thirrjen se AAK do të jetë “krah qytetarëve dhe kundër bllokadës”.









