Ambasada e ShBA-së në Kosovë i ka reaguar në lidhje me moscertifikimn e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në reagimin e tyre, Ambasada ka pasur fjalë të ashpra ndaj VV-së.
Ambasada ka vlerësuar se përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e LS-së janë shkurtpamëse dhe përçarëse
“Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, është thënë në reagim.









