Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas shortit të hedhur sot në Washington D.C. për Kupën e Botës 2026, ceremoni që u zhvillua në “John F. Kennedy Center” dhe që ai e vlerësoi si një organizim madhështor, “ashtu siç di vetëm Amerika t’i realizojë”. Ai […]
Sporti
Te rejat nga Sporti.
Shqipëria mëson grupin e mundshëm në Botërorin 2026 – nëse kualifikohet, Kombëtarja vendoset në Grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se Kombëtarja shqiptare e futbollit, në rast të kualifikimit përmes fazës së “play-off”-it në muajin mars, do të jetë pjesë e Grupit F në Kupën e Botës 2026. Shorti zyrtar i FIFA-s ka përcaktuar tashmë vendosjen e grupeve, ndërsa skuadrat që vijnë nga balotazhi […]
Kosova mëson grupin e mundshëm në Botërorin 2026 – do të jetë në Grupin D me SHBA-në, Paraguajin dhe Australinë, nëse kualifikohet përmes “play-off”-it
Kosova mëson grupin e mundshëm në Botërorin 2026 – do të jetë në Grupin D me SHBA-në, Paraguajin dhe Australinë, nëse kualifikohet përmes “play-off”-it Kombëtarja e Kosovës ka marrë sot një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimit drejt Botërorit 2026. Nëse “Dardanët” arrijnë të sigurojnë kualifikimin përmes fazës së […]
Trump merr çmimin e Paqes nga FIFA, thuhet se “ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë”
Në Uashington presidenti amerikan Donald Trump u nderua me çmimin për “Paqe” nga FIFA, gjatë tërheqjes së shortit për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”. Në një prezantim për dhënien e çmimit, është përmendur se Trumpi ndaloi tetë luftëra, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, […]
Nënshkruhet kontrata për transformimin e Stadiumit të Prizrenit – investim prej mbi 12 milionë euro, nisin punët përgatitore
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për transformimin e plotë të Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, një projekt që kap vlerën mbi 12 milionë euro dhe synon ta shndërrojë arenën në një nga objektet sportive më moderne në Kosovë. Sipas Kurtit, punët përgatitore […]
Nuno Gomes sugjeron një “lamtumirë në shtëpi” për Ronaldon në 2030 për Kupën e Botës
Cristiano Ronaldo ka bërë të qartë se Kupa e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në turneun më të madh të futbollit. Megjithatë, ish-shoku i tij te Portugalia, Nuno Gomes, beson se edicioni i vitit 2030 – i cili do të […]
Kylian Mbappe pranë thyerjes së rekordit të Cristiano Ronaldos te Real Madrid
Kylian Mbappe po shfaq një formë fantastike te Real Madrid dhe është shumë pranë të thyejë një rekord të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi francez ka shënuar 55 gola në vitin 2025, vetëm katër gola larg rekordit të Ronaldo-s prej 59 golash për një vit kalendarik te Los Blancos. Mbappe shënoi golin […]
Sot shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Kosova dhe Shqipëria
Sot hedhet shorti i Kupës së Botës 2026, e cila për herë të parë do të mbahet në tri shtetet: Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Për herë të parë, në një short të tillë do të përmendet Kosova dhe Shqipëria – pasi dy shtete mike do të luajnë në play-off. 42 […]
Messi gati për trofeun e radhës, finalja e MLS kundër Müllerit dhe Vancouverit
Lionel Messi synon më në fund trofeun e vetëm që i mungon në SHBA: MLS Cup. Ylli argjentinas do të udhëheqë Inter Miami-n në finalen e së shtunës ndaj Vancouver Whitecaps, skuadër që i eliminoi më herët në Concacaf Champions Cup. Përballë Messi-t do të jetë një njohje e vjetër: […]
Dramë në Premierligë, Liverpooli barazon me Sunderland
Liverpool dhe Sunderland ndajnë pikët pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme plot emocione dhe raste të shumta. Sunderland kaloi i pari në avantazh në minutën e 67-të falë golit të Talbi, i cili shënoi për 1-0 dhe duket se kishte vendosur fitoren për mysafirët. Megjithatë, Liverpool reagoi dhe barazoi në minutën […]








