Primorac me fjalë të mëdha për Kosovën: 100 për qind kundër Kinës, Rusisë e Iranit

Max Primorac, analist i njohur amerikan, ka folur në lidhje me Kosovën.

Ai ka pasur fjalë të mëdha për Kosovën, duke e quajtur kundërshtare 100 për qind te Kinës, Rusisë dhe Iranit

.Tutje, ai vlerësuar se çfarëdo marrëveshje e ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, duhet të përfshijë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Është një vend që është 100 për qind kundër Kinës komuniste, Rusisë dhe Tehranit. Ata e lëvizën ambasadën e tyre në Jerusalem nga Tel Avivi” – ka thënë Primorac para Komitetit të Kongresit të ShBA-së.