Agim Veliu reagon pas përjashtimit nga lista: Publikon foto duke shtrënguar duart me Rugovën

Veliu publikon një fotografi me ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe ndan mesazhe mbi idealin dhe mosdorëzimin.

Agim Veliu edhe kësaj radhe nuk është përfshirë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.

E Veliu ka reaguar duke e postuar në Facebook një fotografi të tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Kur ideali është më i madh se pengesat dhe se çdo shtrëngim duarsh, bëhet kapitull historie.

Ndërkaq ka shtuar se nuk do të dorëzohet.

Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat.”

“Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie. Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat: respekt për të kaluarën, vendosmëri për të ardhmen,” ka shkruar Veliu në Facebook.