Opinionisti Ilir Deda ka deklaruar se debati politik në Kosovë vazhdon të mbetet i ngulfatur nga temat që lidhen me Serbinë dhe Listën Serbe, pavarësisht faktit që vendi po hyn në dekadën e tretë të lirisë.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Deda vlerësoi se gjatë gjithë vitit 2025 diskursi publik është dominuar nga çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb dhe subjektet politike të tij.
“A e dini çka mua më ka shoku, është viti 2025, ne jetojmë të lirë që 26 vjet. Qysh është e mundur që një skenë politike dhe një popull i tërë të merret me Serbinë, me Listën Serbe, dhe krejt çka ka të bëjë me serbë të jetë qendra e debatit politik gjatë gjithë vitit 2025”, u shpreh Deda.









