
Gjatë “Foltores” në Mirditë, një demokrat i moshuar, i ka kërkuar Sali Berishës që të reformojë Partinë Demokratike që në thelb.
“Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë.
Ndërsa Sali Berisha garantoj të moshuarin se deputetët do të shkojnë më shpesh në Mirditë për t’u njohur me problematikat e tyre.
“Zef të falenderoj për fjalët e sinqerta që the. Të garantoj që deputetët do të vijnë më shpesh për t’u njohur me problematikat dhe për të qenë zëri i juaj i vërtetë në Parlament”, i tha Berisha qytetarit.Ai i tha kryedemokratit, se nuk është PD ajo që populli është në Mirditë dhe Sekretari është në Tiranë. Po ashtu demokrati kishte kritika edhe për deputetët, ku përmendi Elda Hotin, për të cilën tha se nuk e kishte parë asnjëherë në Mirditë.









