Lajm i hidhur: Flurije Selimi që humbi jetën në aksident trafiku në Koshtovë, sot varroset në fshatin Çabër

Flurije (Ismet) Selimi, 53 vjeçe, ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku që ndodhi më 04 dhjetor 2025 në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Lajmi i humbjes së saj të papritur ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe gjithë të afërmit, të cilët po përballen me një tragjedi të rëndë.

Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 05 dhjetor 2025, në varrezat e fshatit Çabër, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në të njëjtat varreza në orën 15:30.