Tahiri tregohet “modest”, i kërkon Hamzës të mos e fut në dhjetëshen e parë të PDK-së

Abelard Tahiri, ish-deputet i PDK-së, ka bërë një postim, në të cilin ka pasur një kërkesë interesante ndaj Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së.

Tahiri ka treguar se i ka kërkuar Hamzës të mos e fut në dhjetëshën e parë të PDK-së në listën për garë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Sot, me mirëkuptim, por edhe me bindjen e thellë se është veprim i duhur, i kam kërkuar Kryetarit të Partisë, Bedri Hamzës, që të mos më përfshijë në dhjetëshen e parë të listës garuese për Kuvendin e Kosovës nga PDK” – ka shkruar ai.