Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.

Tubimi do të mbahet në palestrën e sportit “Sezai Surroi”, nga ora 17:45.

Më pas do të mbajë tubim në Dragash.

Atje tubimi do të mbahet një orë më pas në Shtëpinë e Kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë.

Sot nis zyrtarisht nis fushata 12 ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Fushata do të zgjasë deri më 28 dhjetor, kur edhe hapen vendvotimet dhe fillon heshtja zgjedhore.