Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e vajzës

Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes llogarive të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Vesa dhe Mirlindi kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Miresa.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, ka shkruar Daku në postimin e tij.

Ai po ashtu ka publikuar një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit.

Urimin e bukur e ka bashkangjitur edhe vetë Vesa, e cila ka ndarë një mesazh emocionues.

“Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!”

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku janë bashkë prej një kohe të gjatë, por rrallëherë kanë ndarë detaje nga romanca e tyre me publikun.