Varroset babai i Salih Mustafës

Ka nisur ceremonia mortore për Jahja Mustafën, babanë e Salih Mustafës – Calit, i cili po vuan dënimin e shqiptuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në lamtumirën e fundit po marrin pjesë një numër i madh qytetarësh, si dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, mungon djali i tij, Cali, të cilit i ishte refuzuar leja për ta vizituar të atin gjatë sëmundjes, madje edhe në çastet e fundit të jetës së tij.