Pas tensioneve të forta mes banorëve, mbërrin zarfi i zi në BBVK

Pas disa ditësh të ngarkuara me debate të ashpra, tensione të larta dhe momente aspak të këndshme brenda Big Brother VIP Kosova, situata ka marrë një kthesë të papritur. Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, duke rritur menjëherë kureshtjen dhe ankthin, si te banorët, ashtu edhe te publiku që ndjek çdo lëvizje të tyre.

Ardhja e zarfit mund të lidhet me ngjarjet e fundit që kanë tronditur shtëpinë, ku protagonistë janë bërë Dolce dhe Alba Pollozhani.

Pikëpyetjet që po qarkullojnë janë të shumta: a do të ketë përjashtime të menjëhershme për shkak të thyerjes së rregullave kryesore të formatit, apo banorët do të përballen me një dënim automatik që mund t’u rrezikojë qëndrimin?

Zarfi i zi zakonisht paralajmëron vendime të rënda, por mbetet ende e paqartë nëse ai i referohet konkretisht kësaj situate apo ndonjë tjetër që pritet të zbulohet gjatë spektaklit.