Ky është viktima e aksidentit fatal në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 30 dhjetorit 2025 në Bresje të Fushë Kosovës.

Burime të sigurta bëjnë me dije se viktima e këtij aksidenti është Ekrem Gashi, rreth 67 vjeç, banor i Fushë Kosovës, i cili ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion i tipit Mercedes-Benz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në semaforët e fshatit Bresje, në aksin rrugor Fushë Kosovë–Pejë. Automjeti është drejtuar nga Rr. R, i cili pas aksidentit është ndalur në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetimet e trafikut, ndërsa me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtejme.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.