Nga votat e numëruara deri më tani, mbi gjysma e kandidatëve të Nismës nuk kanë arritur të marrin as 100 vota

Deri më tani janë numëruar 26,40% e votave, ndërsa në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar rezultatet preliminare.

Nga këto të dhëna rezulton se 63 kandidatë të Nismës, nga 110 sa kanë qenë në listën zgjedhore, nuk kanë arritur të marrin as 100 vota.