Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht numërimin e votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, janë numëruar 26.75% e votave, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë se në krye të listës së kandidatëve më të votuar prin kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti ka siguruar deri tani 90 mijë e 373 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë për kryeministër.
Pas tij renditet kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, me 40 mijë e 798 vota, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë 19 mijë e 609 vota.
Në vendin e katërt gjendet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me 10 mijë e 237 vota.
Ndërkohë, kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka siguruar deri tani 2 mijë e 170 vota.
Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që shifrat të ndryshojnë me përditësimin e rezultateve nga KQZ.










