Fadil Demaku, Xhevahir Geci, Hisen Berisha janë ish-komandantë të UÇK-së, të cilët garuan në zgjedhjet e 28 dhjetorit në listën e PDK-së.
Asnjëri nga ta nuk arriti të bëhet deputet deri tani, kur janë numëruar mbi 78 për qind e kutive të votimit.
PDK-ja doli e dyta, duke siguruar 25 deputetë, që i bie 16 burra dhe 17 gra.
Demaku mori 14,608, Geci mori 14,221, ndërsa Berisha mori vetëm 9,851 vota.

Në garë kokë me kokë janë Xhavit Haliti dhe Jakup Nura, të cilët janë po ashtu ish-udhëheqës të UÇK-së.










