Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për një vrasje

Një person i cili po hetohej lidhur me një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë orëve të para të mëngjesit së 5 dhjetorit 2025.

Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së.

“QKUK, Prishtinë 05.12.2025 – 04:10. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Burimet kanë pohuar se bëhet fjalë për 45-vjeçari Meriton Ramadani, nga fshati Miradi i Poshtëm.

Ai ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 4 dhjetorit, rreth orës 23:00, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.