“Do plagë nuk shërohen kurrë”, Unikkatil rrënqeth me postimin për të vëllanë

Po bëhen dhjetë muaj qëkur vëllai i reperit të njohur Unikkatil u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

I njëjti si shpeshherë, edhe sot u përkujtua nga artisti me një “instastory”.

Postimi ka një foto të dyshes dhe një mbishkrim të shkurtër.

Për rep-artistin, vëllai tashmë i ndjerë duket të jetë plaga që s’do të shërohet kurrë.

“Do plagë nuk shërohen kurrë”, shkroi ai.