Ditën e djeshme edhe zyrtarisht partitë politike në vend mësuan numrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit si dhe publikuan listat e kandidatëve që garojnë për pozita në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë hap është përmbyllur afati ligjor për paraqitjen e kandidatëve, ndërsa KQZ do të fillon procesin e verifikimit dhe certifikimit, i cili u hap rrugë përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 24 subjekte politike kanë dorëzuar listat përkatëse, përfshirë partitë më të mëdha parlamentare dhe përfaqësues të komuniteteve jo–shumicë.
Numri i kandidatëve të paraqitur nga subjektet varion ndjeshëm, nga lista me vetëm një kandidat e deri te listat e plota me 110 kandidatë.
Ndër subjektet që kanë dorëzuar listat maksimale prej 110 kandidatësh janë:
Lëvizja Vetëvendosje!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Nisma Socialdemokrate
Në listën e subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje përfshihen edhe parti politike që përfaqësojnë komunitete të ndryshme, si ato turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane, gorane dhe serbe, si dhe nisma qytetare të ndryshme.
Në përfundim, subjektet politike kanë dorëzuar gjithsej 1,181 kandidatë, të cilët do të shqyrtohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Pas një procesi të detajuar verifikimi të dokumentacionit dhe kontrollit të përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe rregulloret në fuqi, KQZ pritet të publikojë listën përfundimtare të kandidatëve të certifikuar. Ky proces është i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha subjektet dhe kandidatët që përmbushin kushtet ligjore të jenë të përfshirë në zgjedhje dhe të garantohet një proces transparent dhe të besueshëm.









