Xhevahire Izmaku do të garojë sërish për një mandat deputete në Kuvendin e Kosovës, ajo do mbajë numrin 2 në listën zgjedhore të NISMA për Kosovën për zgjedhjet që mbahen më 28 dhjetor.
Izmaku, e cila në zgjedhjet e shkurtit 2025 fitoi një mandat deputete, vazhdon rrugëtimin e saj politik, duke u renditur e dyta në listën kandiduese të NISMËS. Me origjinë nga Vushtrria, ajo konsiderohet si një nga figurat më të angazhuara të subjektit, me fokus në çështjet sociale, arsimin dhe zhvillimin lokal.
Kandidatura e saj për një mandat të ri shihet si vazhdimësi e punës dhe angazhimit politik që ka zhvilluar deri tani, duke synuar të përfaqësojë qytetarët me të njëjtin përkushtim edhe në legjislaturën e ardhshme.









