Kryeziu: Mosbashkimi i PDK-së me Limajn zhvillim zhgënjyese

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar pas mosmarrëveshjes mes PDK-së dhe Nismës.

Ai e ka cilësuar si zhgënjyese.

“Mosbashkimi i PDK-së me NISMË-n është zhvillim zhgënjyes. Përballë një LVV-je që prin qartë në sondazhe, vendit i duhej një PDK më e fortë, më e bashkuar dhe me bosht të gjerë politik. Nëse ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin, atëherë është dashur të gjendej vend edhe për Fatmir Limajn — si figurë me peshë, përvojë dhe kapacitet mobilizues. Përçarjet në prag të fushatës nuk ndihmojnë askënd, përveç kundërshtarit që tashmë është përpara” – ka shkruar Kryeziu.