Daut Haradinaj: Istogu dhe Kosova e kanë aset Gani Dreshajn

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Gani Dreshajn, duke e quajtur atë një aset të Istogut dhe Kosovës.

“Istogu dhe Kosova e kanë aset Gani Dreshajn. Si gjithmonë, krah për krah në betejën e radhës për ta kthyer Kosovën në rrugën euroatlantike. Urime Gani Dreshaj, na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mbështetja e Haradinajt vjen në kohën kur subjektet politike po konsolidojnë radhët për garat e ardhshme zgjedhore.