Daut Haradinaj tregon për humbjen e vëllait hero dhe ndikimin që ka pasur kjo ngjarje në jetën e tij.
Daut Haradinaj rrëfehet për emisionin Persona në Gazetën Politika, duke ndarë dhimbjen e thellë që i ndryshoi jetën pas vrasjes së vëllait të tij, Luan Haradinaj, hero që ra dëshmor në vitin 1997.
“Vrasja e Luanit ka qenë një kthesë, jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për vendin ku kam jetuar. Ka ndryshuar çdo pjesë të jetës, as në shkollë, as në rrugë, as në familje e as në shoqëri – gjithçka mori një drejtim krejt ndryshe,” rrëfen Dauti.
Ai shton se ëndrrat e tij më të mëdha deri atëherë lidhnin me sportin, por pas humbjes së vëllait gjithçka ndryshoi: “Ëndrrat e mia më shump kanë qenë nga sporti,” thotë ai, duke përshkruar ndikimin e thellë emocional dhe personal të kësaj tragjedie.









