Moderatori shqiptar në Londër, Sadri Agimi, po konsideron se diaspora nuk po vlerësohet sa duhet në Kosovë.
Agimi thotë se vota e mërgatës, është një hap tjetër në kyçjen e saj në vendimet e rëndësishme për vendin.
“Diaspora është një pasuri, që një vend si Kosova vërtetë do ta kishte lakmi ta kishte. Sa i përket çështjes së votës, dhe të drejtës për të votuar, derisa inkuadroni një pjesë të mërgatës në vendimmarrje, në këtë rast e drejta e diasporës për të votuar, është një hap tutje që diaspora të jetë më e kyçur në çështjen e Kosovës. Unë mendoj që diaspora ende nuk vlerësohet mjaftueshëm”, u shpreh Agimi.
Nga ana tjetër, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Sali Rexhaj, i cili jeton në Zvicër, e sheh si problem ligjin zgjedhor, i cili nuk ka mundësuar vendet e rezervuara për diasporën.
“Unë mendoj se të ligji zgjedhor është problemi, pasi nuk e ka mundësuar që të jenë vendet e rezervuara për diasporën. Mendoj se diaspora do duhej të kishte vende të rezervuara”, tha Rexhaj.









