E dhimbshme: I riu nga Kaçaniku humb jetën pas një operacioni në Turqi për ta ngushtuar lukthin

Shpend Nexhmedin Zenuni, i ri nga fshati Duraj i Kaçanikut, ka ndërruar jetë pas komplikimeve të rënda që dyshohet se i janë shkaktuar pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në lukth, të cilën e kishte kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës.

Sipas disa burimeve pas operacionit i ishte shfaqur infeksion në zonën e ndërhyrjes, çka ka çuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe humbjen tragjike të jetës.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi Shpendi ka ndërruar jetë në të njëjtën ditë me gjyshen e tij, nënën e babait të tij, duke sjellë dy humbje të rënda njëherësh për familjen Zenuni.