Gjendet i pajetë një shtetas i huaj në Prishtinë

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, në banesën ku jetonte.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar

“Raportohet se në banesën ku ishte duke jetuar, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.