Hamiti: Kosova po i largohet kurthit popullist të Albin Kurtit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se Kosova prej vitesh ka qenë e kapur në një “kurth popullist” të krijuar nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Sipas tij, vendi tashmë ka nisur të dalë nga ky kurth politik.

“Kosova po del prej kurthit popullist të Albin Kurtit”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.