Interpretimi mbi intervistën e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka përplasur ashpër Halil Matoshin dhe Xhavit Drenorin, dy analistë të rregullt në Kanal 10.
Ata janë përplasur për atë se çfarë Kurti tha realisht në lidhje me raportet me ShBA-në.
Në një moment, zërat u ngritën aq lartë sa Matoshi u detyrua t’i thoshte Drenorit “qetësohu, çka po bërtet, bre”.
Në këtë moment, shpërthyen të qeshurat dhe deri dikur u zbritën decibelët e debatit, por vetëm përkohësisht.










