Azemi i LDK-së: Kurti gënjeu sërish për Vuk Hamoviqin

Visar Azemi, zyrtar i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar intervistën e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.

Azemi është marrë me pjesën e energjisë.

Më saktë, Azemi ka pretenduar se Kurti ka gënjyer në lidhje me Vuk Hamoviqin, një nga emrat e përfolur së fundmi.

“Mbrëmë kryeministri në detyrë gënjeu sërish.

Ai tha se Vuk Hamoviq nuk fiton para nga Kosova dhe se shteti ynë nuk blen rrymë nga djali ish-gjeneralit serb.

Por të gjitha faktet dëshmojnë të kundërtën që e tha Kurti.

Vuk Hamoviq i fiton mbi 70 ankande në muaj për bartje të energjisë elektrike në Kosovë” – ka shkruar Azemi.