Abelard Tahiri: Ta ndërtojmë një Kosovë ku fëmijët ëndërrojnë lirshëm dhe ia dalin këtu

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për deputet, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video me mesazh për fëmijët dhe të ardhmen e Kosovës.

Në video, Tahiri thekson se fëmijët janë arsyeja kryesore pse shoqëria nuk duhet të dorëzohet dhe pse kërkohen më shumë drejtësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë. Ai nënvizon nevojën për një Kosovë ku fëmijët të ëndërrojnë lirshëm dhe t’i realizojnë ëndrrat e tyre këtu, në vendin e tyre.

“Ta ndërtojmë një Kosovë ku fëmijët ëndërrojnë lirshëm, dhe ia dalin këtu. Fëmijët tanë janë arsyeja pse nuk dorëzohemi. Pse kërkojmë më shumë drejtësi, më shumë siguri, më shumë shpresë. Kjo video është për ta,” shprehet Tahiri në mesazhin e tij.

Videoja përmbyllet me thirrjen për bashkim dhe ecje përpara drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj: “Bashkë. Përpara.”