Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër – Fqinjët flasin për krimin e rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Zvicër, kur një grua 71 vjeçare nga Kosova u gjet e vdekur në Buchs.

Sipas dyshimeve te para, ajo u vra dhe lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar të moshës 27, 48 dhe 51 vjeç.

Banorët e lagjes ku dyshohet se ndodhi krimi deklaruan se ishin të shokuar nga krimi i rëndë.

“Pashë automjete të panumërta policie këtë mëngjes”, tha dje një banor i kompleksit të banesave të familjes për Blick.

“Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur këtu, në lagjen tonë të qetë. Fatkeqësisht, policia nuk mundi të na qetësonte apo të na tregonte se çfarë kishte ndodhur”, tha një banore tjetër e cila theksoi se familja që jetonte në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e trishtë nuk ishte shumë e njohur në këtë lagje, transmeton albinfo.ch.

“Gruaja e ndjerë vuante nga probleme shëndetësore”, theksoi ajo.