Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se atmosfera e fitores po ndihet fuqishëm në të gjitha lokalitetet e Podujevës, gjatë takimeve të vazhdueshme me qytetarët.
Bulliqi ka falënderuar banorët e çdo zone për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që po i japin Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar përkrahjen për numrin 116, kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë.
“Të dielën votojmë për numrin 116 – për siguri dhe begati. 116 – mos lësho pe!”, ka theksuar Bulliqi, duke ftuar qytetarët për mobilizim dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Ai ka përmendur gjithashtu kandidatët për deputetë që po marrin mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Podujevës:
1 – Albin Kurti,
13 – Saranda Bogujevci,
69 – Fitim Haziri,
71 – Drita Pajaziti,
91 – Vendenis Lahu,
103 – Adelina Stublla.
Sipas Bulliqit, përkrahja e madhe e qytetarëve është dëshmi e besimit në qeverisjen aktuale dhe në vazhdimin e ndryshimeve pozitive për Podujevën dhe Kosovën.










