Numërohen afro 4% e votave nga KQZ – ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara më 28 dhjetor 2025, ora 19:49, janë numëruar 100 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbën 3.91% të totalit.

Në bazë të këtyre rezultateve fillestare, Lëvizja VETËVENDOSJE! prin me 43.28% të votave, apo 7,535 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18.40% ose 3,204 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 12.96% të votave, respektivisht 2,256 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 8.28% të votave (1,442 vota), ndërsa Srpska Lista ka marrë 6.35% ose 1,105 vota. Koalicioni VAKAT renditet me 2.04% të votave, përkatësisht 355 vota.