Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të policit Menon (Elmaz) Vreva, i cili u nda më 28 dhjetor 2025, në moshën 61-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.
Në telegramin e ngushëllimit, SPK-ja ka shprehur mbështetje dhe dhimbje për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke vlerësuar kontributin e Vrevës gjatë shërbimit në Policinë e Kosovës.
Varrimi do të bëhet sot, më 29.12.2025, në varrezat e Dobrushës së Istogut, ndërsa ceremonia do të niset nga shtëpia e të ndjerit në orën 15:00.










