PROPOZIM PËR LEHTËSIMIN E QARKULLIMIT RRUGOR DHE PËR STANDARDIZIM NË PROJEKTIMET E ARDHSHME TË RRETH-RROTULLIMEVE, DUKE MARRË NË KONSIDERATË FLUKSIN DHE KLASIFIKIMIN RRUGOR
Ark. Ujeza Mulaj.
Propozimi i pare: lehtesimi i qarkullimit ne hyrje te Elbasanit (ne dalje nga Tirana drejt Korces/Peqinit ne dite fluksi festiv), si edhe skenari tjeter kur realizohet kthimi nga Jugu/Korca drejt Tiranes dhe krijohet ngarkese e larte ne te njejtin nyje rrugore.
Propozimi i dyte eshte lehtesimi i qarkullimit ne kryqezimin e Farkes (nyja TEG), duke perdorur logjiken e “zgjerimit” te rreth-rrotullimit ekzistues permes nenkalimit te Mulletit dhe mbikalimit te Mjull-Bathores, pa nderhyrje civile permanente.
Duke pare fluksin e larte ne dalje nga Tirana drejt Korces, nyja e hyrjes se Elbasanit kthehet ne “gryke shishe” (bottleneck). Trafiku tranzit (Tirane–Peqin/Korce) ndan te njejten rruge dhe te njejtin rreth-rrotullim me trafikun lokal (levizje fshat–fshat, lindje–perendim). Cdo hyrje e vogel lokale krijon nje pike konflikti dhe ul kapacitetin efektiv te rrethit (reduktim i shpejtesise, humbje e boshlliqeve ne qarkullim). Kur kerkesa (demand) tejkalon kapacitetin, formohet rradhe; vala e bllokimit perhapet mbrapsht (shockwave) dhe rradha derdhet ne autostrade (spillback), duke shkaktuar avashsim te forte dhe ndonjehere ndalim total mbi 2 ore.
Zgjidhja qe propozoj eshte operative dhe provizore: pa investime materiale te renda, por me menaxhim te flukseve (Traffic Management) permes bllokimeve selektive te levizjeve me volum te ulet, devijimit te tyre drejt nyjeve pasuese, sinjalistikes provizore dhe zbatimit strikt te rregullave (polici rrugore / gjoba). Qellimi eshte te rritet kapaciteti efektiv i nyjes duke ulur pikat e konfliktit dhe duke rritur gjatesine e “magazinimit” te radhes, pa ndryshuar rregullat baze te qarkullimit.
Propozimi me nje nderhyjre lehte ne hyrje te qytetit te Elbasanit:
Propozimi i lehte eshte qe te pengohen mjetet te dalin drejt Peqinit ne segmentin kritik (krahu qe krijon nderprerjen e fluksit), dhe te detyrohen te realizojne kthesen ne nyjen e radhes me ne veri, prane hyrjes se autostrades. Ne kete menyre, levizjet lokale/sekondare zhvendosen nga pika me e ngarkuar, duke lene rrethin kryesor te sherbeje prioritarisht trafikun tranzit me volum te larte.
Ne terma dinamike, nuk eliminohet rreth-rrotullimi: perkundrazi, “zgjatet” perimetri efektiv i tij (rreth ne rreth), pra rritet gjatesia e qarkullimit ku mund te ruhet rradha (storage). Sa me i madh perimetri efektiv, aq me shume automjete mund te absorbohen pa e derdhur rradhen ne autostrade. Po ashtu, duke rritur distancen midis pikes se nje shkembimi (merging/gap acceptance) dhe pikes se tjeter, reduktohet ndervaresia direkte midis tyre: nje nderhyrje ne rrethin e hyrjes se autostrades nuk i “prene” menjehere levizjet ne rrethin e hyrjes se qytetit. Rezultati pritet te jete rritje e shpejtesise mesatare, ulje e voneses (delay) dhe eliminim i fenomenit eksponencial te bllokimit.

Figura 1 – Hyrja Tirane–Elbasan (situata e pergjithshme)

Figura 2 – Nderhyrja e lehte (devijim i levizjes sekondare)
Duke bere drejtimin e detyruar, edhe forcat e policise te domosdoshme per te mbikqyrur nyjen ulen: fluksi behet me i parashikueshem, sjellja e shoferit standardizohet, dhe nevoja per nderhyrje te vazhdueshme manuale zvogelohet. Sugjerohet zbatim me sinjalistike vertikale/horizontale provizore (kone, barriera levizese, tabela “NDAL HYRJA” / “DEVJIM”) dhe prani policore vetem ne pikat e konfliktit te mbetura.
Propozimi me nje nderhyrje me te forte
Te bllokohet hyrja ne rreth nga Peqini drejt Tiranes (krahu qe krijon konflikt me fluksin dominues te kthimit). Mjetet qe vijne nga Peqini te drejtohen fillimisht drejt Elbasanit dhe te realizojne rrotullimin/kthesen ne nje nyje tjeter (p.sh. ne kryqezimin e hyrjes se Elbasanit), per t’u rikthyer pastaj drejt Tiranes. Kjo nuk eshte ndryshim i rregullave te qarkullimit (p.sh. krah i lëvizjes), por vendosje e prioritetit te flukseve permes kufizimit te levizjeve ne nyje: fluksi me volum me te madh dhe me impakt me te rende ne bllokim merr perparesi operative.
Cfare ndodh praktikisht: (i)fluksi Tirane→Elbasan/Korce/Peqin leviz me pak nderprerje; (ii) fluksi Korce/Jug→Tirane perfiton nje rruge me te lire ne kulmin e kthimit; (iii) levizjet lokale detyrohen te ndjekin nje trajektore pak me te gjate, por me disipline me te larte dhe me sigurie me te madhe. Kjo qasje e trajton nyjen si nyje nderqytetase (interurban node), jo si rruge lagjeje, duke reduktuar konfliktet anesore dhe rrezikun e aksidenteve ne kushte stresi.

Figura 3 – Nderhyrja me e forte (prioritet fluksi ne kthim drejt Tiranes)
Nje nderhyrje e nevojshme administrative per te dy keto raste
Gjoba te kripura dhe kontroll i rrepte per ata qe vijne nga Tirana dhe perdorin korsine e emergjences/ambulances ne te djathte te autostrades. Kjo sjell nje “kapacitet te rreme” per disa minuta, por me pas krijon turbulenca ne bashkimin e korsive (late merging), ul shkallen e shkarkimit te radhes (capacity drop) dhe bllokon te gjithe rreshtat kur korsia perfundon dhe mjetet tentojne te futen me force ne rreth. Sugjerohet vendosje fizike me kone/barriera per te penguar shfrytezimin e korsise se emergjences dhe, kur eshte e mundur, dokumentim me kamera per gjobitje automatike.
E njejta llogjike eshte ne Farke;
Rrethi i kryqezimit TEG te zgjerohet ne kuptimin e qarkullimit efektiv: duke futur ne loje nenkalimin e Mulletit dhe mbikalimin e Mjull-Bathores si segmente te nje “rrethi te zgjeruar” (virtual roundabout). Kjo rrit gjatesine e magazinimit dhe ul konfliktet e thurjes (weaving) brenda rrethit ekzistues, pa ndryshime strukturore ne infrastrukturen kryesore.

Figura 4 – Nyja TEG (pamje e pergjithshme)
Nderhyrja e lehte:
Per ta shpjeguar me shkrim, i referohemi rrethit me orientimin Veri–Jug. Bllokim i arterjes brenda ne rreth per ata qe vijne nga qendra tregtare / Unaza e Surrelit dhe duan te shkojne ne Mullet (segmenti verior i rrethit). Me kete bllokim, mjetet qe synojne ate drejtim duhet te detyrohen
te shkojne rreth 700 m me tutje dhe te perdorin mbikalimin e Mjull-Bathores, pastaj te lidhen me drejtimin e kerkuar.
Cfare perfitohet: fluksi qe vjen nga Tirana dhe synon te futet ne Farke (fluksi dominues) perfiton hyrje me te lire, sepse nuk nderpritet me nga levizje me volum relativisht te vogel qe krijojne thurje dhe ndalese ne segmentin verior. Praktikisht, hiqet nje konflikt i panevojshem ne piken me kritike te rrethit, duke rritur sigurinë dhe duke ulur vonesen.

Figura 5 – Nderhyrja shume e lehte ne nyjen TEG (bllokim selektiv ne segmentin verior)
Nderhyrje mesme:
Bllokim ne simetri i arterjes jugore te rrethit. Kjo ben qe nje pjese me e madhe e qarkullimit te orientohet drejt
Mulletit dhe pastaj te rikthehet, duke e shnderruar rrugen grade-separation (nenkalim/mbikalim) ne nje segment magazinimi. Praktikisht kemi zgjeruar perimetrin e rrethit ekzistues me rreth 2 000 m dhe kemi disiplinuar flukset, duke i lene te pandryshuara rregullat baze te qarkullimit.

Figura 6 – Nderhyrja e mesme ne nyjen TEG (zgjerim i perimetrit efektiv permes devijimit simetrik)
Kujdes: me kete bllokim nenkuptoj bllokimin e dy korsive te rrethit ne segmentin e percaktuar dhe te korsise qe vjen nga Natyra e Qete (Baldushku), bashkohet tangent me rrethin dhe tenton te futet drejt TEG. Lihet e lire vetem rruga qe vjen nga Baldushku (bashkeplanare me autostraden) dhe shkon drejt Mulletit.
Konkluzion
Me kete propozim drejtuar autoriteteve te interesuara, une, Ark. Ujeza Mulaj, kerkoj qe me ane te masave te mesiperme te lehtesohet qarkullimi gjate diteve te festave dhe darkave (sipas observimeve te mia), nese verifikohet si efektive, te konsiderohet edhe si zgjidhje operative sezonale gjate flukseve te larta (fundjava, sezon turistik, kthime masive).
Nderhyrja eshte e thjeshte, me mjete te levishme dhe provizore (kone, barriera, sinjalistike, patrulla policore). Mund te zbatohet si prove (pilot) ne nje dritare kohore 2–4 ore ne kulmin e fluksit, me monitorim te gjatesise se radhes dhe kohes se udhetimit perpara/pas nderhyrjes.
Rezultati pritet te jete i dukshem qe ne momentin e pare: ulje e ndaleseve te perseritura, rritje e shpejtesise mesatare dhe reduktim i rrezikut te aksidenteve nga parakalimet e gabuara dhe futjet e detyruara.
Llogjika e perdorur eshte fizike dhe dinamike: rreth- rrotullimi ekzistues ka kapacitet te kufizuar magazinimi dhe shkarkimi. Kur rradha rritet dhe arrin nyje te tjera (spillback), sistemi kalon nga gjendje rrjedhjeje ne gjendje bllokimi (phase transition). Prandaj rreth-rrotullimet duhet “te zgjaten” ne menyre operative, duke perdorur rreth- rrotullime, mbikalime dhe nenkalime ne afersi si segmente shtese magazinimi, dhe duke ulur pikat e konfliktit me anen e devijimit te levizjeve me volum te ulet.
Pra duhet të ndryshojmë standardin e projektimit të rreth-rrotullimeve duke e diferencuar sipas klasës funksionale të rrugës. Për rrugë lagjesh dhe akse lokale me kërkesa të ulëta, rreth-rrotullimi “i zakonshëm” (gjeometri kompakte) është i mjaftueshëm. Por për akse me kapacitete të mëdha dhe flukse tranziti, rreth-rrotullimi duhet konceptuar si nyje me perimetër funksional të zgjatur, me magazinim (storage) më të madh, gjatësi grumbullimi (queue storage length), kanalizim hyrje-daljesh, dhe aftësi përpunimi (throughput) për volum më të lartë mjetesh, duke minimizuar konfliktet dhe “weaving”-un. Edhe pa nënkalime/mbikalime, ky “standard i ri” – i orientuar te kapaciteti efektiv, disiplinimi i flukseve dhe kontrolli i “spillback”-ut – do të ishte një kthesë e rëndësishme për të ulur vonesat, stresin e trafikut, aksidentet dhe ndotjen, duke rritur ndjeshëm mirëqenien urbane dhe funksionimin e përditshëm të qytetit.
Per cdo paqartesi lutem kontaktoni ne ujeza.mulaj@gmail.com ose ne nr. telefoni 0695231761.
Sinqerisht
Ark. Ujeza Mulaj.










