Dalin votat e para të kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje – kush janë më të votuarit?

Votat e para të kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës nga zgjedhjet e djeshme kanë nisur të publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së.

Nga vetëm 2% të vendvotimeve të proceduara, kështu duken rezultatet e kandidatëve të Vetëvendosjes.

Kryeson Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Arsim Ademi, Xhelal Sveçla dhe Rufki Suma.