Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për deputet, pas numërimit të 15 përqind të votave. Në disa parti, ka ndryshime në renditje.
Votat janë nga procesimi i 397 vendvotimeve nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.
Nga rezultati i deritashëm, Albin Kurti ka 51 mijë e 220 vota. Pas tij është Glauk Konjufca me 39 mijë e 980 vota. Lista vazhdon me Hekuran Muratin, Albulena Haxhiun e Donika Gërvallën.

Tek PDK, Bedri Hamza është i pari me 22 mijë e 243 vota.
Ai pasohet nga Arian Tahiri me 10 mijë e 201 vota, që ndiqet nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në listën e LDK’së, më i votuari është Lumir Abdixhiku me 11 mijë e 469 vota.
Pas tij renditen Hykmete Bajrami me 7 mijë e 317 vota, pasuar nga Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica Xhelili.
Tek lista e LDK’së, më herët Kica-Xhelili kishte më shumë vota se Hoti.

Tek AAK, Ramush Haradinaj prin me 6 mijë e 902 vota.
I dyti renditet Daut Haradinaj me 4 mijë e 415 vota. Pas tij janë Besnik Tahiri, Time Kadriaj dhe Burim Ramadani.
Kadriaj është ngjitur në top pesëshen më të votuar, e Bekë Berisha ka rënë për dy vende.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc.
Në zgjedhjet e djeshme fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, që iu afrua 50%. Pas VV’së u rendit PDK, LDK dhe AAK.










