Fyt më fyt për vendin e pestë: Hoti dhe Kica-Xhelili në garë të ashpër

Garë e ashpër mes kandidatëve të LDK-së po zhvillohet në numërimin e KQZ-së.

Avdullah Hoti aktualisht është i pesti më i votuari me 9 mijë e 680 vota.

Megjithatë, pas tij është Doarsa Kica-Xhelili me 9 mijë e 661.

Kush do të mbetet në vendin e pestë, mbetet të shihet.