Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku janë procesuar 1,384 nga 2,557 vendvotime (apo 54,13%), është publikuar renditja e kandidatëve më të votuar.
Renditja si në vijim e top 5-shes së secilit subjekt politik:
Lëvizja VETËVENDOSJE!: Albin Kurti – 186,310 vota, Glauk Konjufca (145,017 vota), Albulena Haxhiu (75,947 vota), Hekuran Murati (75,271 vota) dhe Donika Gërvalla Schwarz (67,245 vota).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Pas Bedri Hamzës, kandidatët më të votuar janë Arian Tahiri (40,720 vota), Përparim Gruda (38,035 vota), Uran Ismaili (29,416 vota) dhe Sala Jashari (27,817 vota).
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Listën e prijnë Lumir Abdixhiku me 40,716 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami (25,473 vota) dhe Ukë Rugova (22,486 vota), pastaj Doarsa Kica Xhelili (19,724 vota) dhe Avdullah Hoti (19,621 vota).
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK): Kandidatët me më së shumti vota janë Ramush Haradinaj (20,663 vota), Daut Haradinaj (12,659 vota), Besnik Tahiri (12,211 vota), Bekë Berisha (9.242 vota) dhe Agim Çeku (8,379 vota).
Kliko KËTU për t’i parë rezultatet e të gjithë kandidatëve.










