Sabina Mete, banorja që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5

Gazetarja e sportit, Sabina Mete, është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Albania 5.
Kjo pas një televotimi ku të gjithë banorët ishin të nominuar dhe duket se fati nuk ishte në duart e saj.

Ndonëse nuk pati fat as në biletën e kthimit, ajo pranoi se nuk do të ishte kthyer më në shtëpi.

Për këto ditë nga nisja e BBVA, e njëjta ka qenë më e qetë dhe më e tërhequr nga loja.

Tani kanë nisur përplasjet e debatet ndërmjet banorëve, ku po krijohen situata të forta.

Veç saj, nga Big Brother VIP Albania të shtunën u eliminua edhe Xhodi Skura.

Momentalisht pesë banorët më të pëlqyer nga publiku janë: Miri, Stine, Kristi, Iliri dhe Brikena.