
Visar Azemi edhe në këto zgjedhje do të jetë kandidat i LDK’së për deputet. Ai garon me numrin 16.
Azemi ka thënë se çdo ditë angazhimi i tij është për qytetarët dhe për temat që i përfaqësoj me zemër e ndershmëri.
“Gjatë fushatës në zgjedhjet e kalaura, në qindra takime, kam parë sa shumë njerëz besojnë te puna dhe përkushtimi im. Prandaj, rrugëtimin e nisur për në Kuvendin e Kosovës do ta vazhdoj përsëri me ju. Sepse ky rrugëtim nuk është më vetëm i imi, por i të gjithëve që besojnë në një politikë të ndershme e të përgjegjshme. Çdo ditë angazhimi im është për qytetarët dhe për temat që i përfaqësoj me zemër e ndershmëri. Prandaj, më 28 dhjetor ju ftoj ta mbani mend numrin 16 në listën e LDK-së.”









