Andin Hoti sot po garon me listën e Vetëvendosjes për deputet.
Vetëm 6 vjet më parë, Hoti nuk linte gjë pa thënë për partinë e drejtuar nga Albin Kurti.
Shprehej se VV-ja i ndjell veç frikë.
“VV-në qytetarët e kanë parë në Prishtinë e Prizren. Çka ka në VV për mu si qytetar i Kosovës, jo si anëtar i PDK, mu VV-ja veç frikë më ndjell. Më ndjell frikë prej sulmeve të molotovit, gazit”, deklaronte Hoti në T7 përballë Artan Abrashit, që sot e ka bashkëpartiak.
Ai e akuzonte VV-në se i ka ndryshuar parimet, përderisa PDK-në e quante parti që e ka çliruar Kosovën.
“VV-ja i ka ndryshu parimet. Është partia e njëjtë që e ka çliru Kosovën, e ka fitu pavarësinë, GJND, prej Prizrenit ke ardh për 40 minuta. E keni ndjell frikën te qytetarët”, thoshte Hoti.









