Orav takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav gjatë ditës së sotme ka takuar 4 kryetarët e rinj të kumunave veriore të mbajtur në Zveçan sot.

Orav madje mirëpriti dorëzimin e qetë të pushtetit lokal, në përputhje me ligjin e Kosovës.

Ai bëri thirrje për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e BE-së.

“Ai përsëriti nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftim.