
Në Deçan është mbajtur ceremonia inauguruese e Kuvendit Komunal, ku Bashkim Ramosaj ka dhënë betimin për mandatin e tij të tretë në krye të komunës.
Deputeti Daut Haradinaj, i pranishëm në ceremoninë zyrtare, ka vlerësuar punën e Ramosajt gjatë dy mandateve paraprake, duke theksuar se rezultatet në komunë flasin vetë për angazhimin e tij. Haradinaj ka uruar që mandati i ri të shënojë sukses të mëtejmë dhe projekte zhvillimore për Deçanin.
Sipas tij, përpara qëndrojnë shumë detyra dhe sfida, por vendosmëria e kryetarit Ramosaj dhe ekipit të tij mbetet garanci për përmbylljen e një tjetër periudhe katërvjeçare me rezultate të prekshme.
Pas ceremonisë, Haradinaj dhe Ramosaj kanë zhvilluar homazhe pranë shtatoreve të heronjve të zonës, duke nderuar veprën e tyre dhe kontributin historik për vendin.
Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për një mandat të mbarë, duke theksuar se Deçani ka potencial të vazhdueshëm për zhvillim.












